Real Madrid hidhet pas brazilianit nëse bie pista Hazard

21 Mars 2019
15:27
back button

Real Madrid ka vënë në listë edhe emrin e Felipe Anderson të West Ham.

Sulmuesi brazilian do tentohet nga klubi spanjoll nëse nuk ia dalin të sjellin në Madrid Eden Hazard nga Chelsea. “Sky Sport” raporton se Anderson do kthehet në prioritet dhe klubi anglez nuk mund ta ndalë të largohet edhe pse ka kontratë deri në vitin 2022.

Anderson kaloi nga Lazio te West Ham në verën e vitit 2018 për 40 milionë euro. Afrimi i 25-vjeçarit do i kushtojë 75 milionë euro. 

Këtë sezon sulmuesi ka luajtur në 35 ndeshje nën drejtimin e Pellegrini dhe ka shënuar 9 gola. Anderson shkëlqeu me Lazio në sezonin 2017-18 duke shënuar 33 gola, ndërsa në Serie A në 176 ndeshje ka dhënë 41 asist.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit