Real Madrid në telashe, dëmtohen dy titullarët, në dyshim për Botërorin e klubeve

3 Shkurt 2023
9:46
Telesport
back button

Real Madrid fitoi 2-0 ndaj Valencia në ndeshjen e vlefshme për La Liga, por trajneri Carlo Ancelotti ka marrë dy lajme jo të mira. Gjatë këtij takimi janë dëmtuar dy nga titullarët e skuadrës, sulmuesi Karim Benzema dhe mbrojtësi Eder Militao.

Të dy këta lojtarë janë detyruar të lënë ndeshjen para kohe, sulmuesi në minutën e 60-të, ndërsa mbrojtësi në mesin e pjesës së parë. Sipas mediave spanjolle këto dy dëmtime mund të jenë afatgjata, që mund të kërkojnë 2-3 javë për t’u rikuperuar.

Kjo do të thotë se Real Madrid mund të luajë pa këta dy titullarë në Botërorin e klubeve, që nis pas disa ditësh. Stafi mjekësor i “los blancos” ka nisur nga puna për tikuperimin e dy futbollistëve edhe pse duket një garë me kohën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit