Real Madrid ofron katër lojtarë për kampionin e botës

28 Maj 2020
18:37
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid nuk heq dorë nga Paul Pogba.

Sipas Daily Mail, madrilenët kanë gati një super ofertë për të bindur Manchester United që ta lërë të lirë të largohet kampionin e botës.

Los Blancos, në fakt, duket se janë gati të ofrojnë plot katër lojtarë për  të siguruar shërbimet e mesfushorit francez.

Martin Odegaard, James Rodriguez, Brahim Diaz dhe Lucas Vazquez janë emrat e madrilenëve që mund të përfundojnë në Angli.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit