Real Madrid pa ide dhe finalizim! Sezoni nis me 1 pikë dhe 0 gola

20 Shtator 2020
23:10
Telesport
back button

Real Madrid del me vetëm një pikë nga ndeshja në “San Sebastian” kundër Real Sociedad.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk mundi ta gjejë rrugën drejt golit dhe duhet të pranojë një barazim pa gola. Debutim i komplikuar për kampionët në fuqi të La Liga.

Zidane ia beson çelësat e sulmit Karim Benzema, i mbështetur nga Rodrygo, Odegaard dhe Vinicius. Në gjysmën e parë të lojës, megjithatë, pak ose asgjë nuk ndodh.

Loja fillon në minutën e 37-të kur Merengues protestojnë për një top dore në zonën e penalltisë së Real Sociedad, por arbitri Juan Martinez Munuera nuk jep penallti pas rishikimit me VAR.

Në pjesën e parë të zotët e shtëpisë janë afër avantazhit, por Courtois është i jashtëzakonshëm për t’i thënë “jo” Isakut me një ndërhyrje të mrekullueshme.

Pjesa e dytë filloi me Real Sociedad ende përpara, por Muguruza nuk ishte në gjendje të përfitonte nga asistimi i Oyarzabal. Shansi i parë i vërtetë për Blancos ndodh në këmbët e Carvajal në minutën e 56-të, por Remiro është shumë i mirë në heqjen e topit nga poshtë traversës.

Portieri vendas gjendet gjithashtu gati edhe në goditjen e Benzema në minutën e 62-të.

Pjesa tjetër e ndeshjes ofron pak emocione: pas tre minutash shtesë arbitri vërshëllen fundin e ndeshjes.

Sezoni i Realit nis me barazim dhe pa gola! Zidane ka ende punë për të bërë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit