Real Madrid përmbys Sevilla-n me dy magji të Rodrygo-s (Video)

27 Maj 2023
20:59
Denis Hakanaj
back button

Real Madrid ka mundur 2-1 Sevilla-n në javën e parafundit të La Liga-s dhe ka përforcuar vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

SEVILLA-REAL MADRID – 0-1 – VIDEO

Ndeshja e luajtur në Sanchez Pizjuan nuk ka nisur mirë për skuadrën e Carlo Ancelotti-t, duke parë se vendasit kanë kaluar në avantazh pas vetëm 3 minutash lojë me Mir.

SEVILLA-REAL MADRID – 1-1 – VIDEO

Në miutën e 29-të ka ardhur kundërpërgjigjja e Los Blancos duke barazuar rezultatin me një goditje dënimi perfekte të Rodrygo-s.

SEVILLA-REAL MADRID – 1-2 – VIDEO

Braziliani ka qenë protagonist edhe në 45 minutat duke realizuar golin e fitores në minutën e 69-të pasi ka dehur mbrojtësit kundërshtarë me fintet e tij.

KARTONI I KUQ I MARRE NGA CUNA – VIDEO

Sevilla e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Acuna në minutën e 83-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit