Real Madrid “peshkon” në Premier League, “los blancos” synojnë dy yjet e Newcastle

2 Tetor 2023
13:20
Telesport
back button

Skuadra e Real Madrid është interesuar për dy lojtarë të Newcastle, ekipi që po shkëlqen në dy sezonet e fundit në Premier League. Kualifikimin në Champions League ka bërë që mjaft ekipe “big” në Europë të interesohen për yjet e “magpies”.

Kështu, “merengues” kanë vënë nën shënjestër sulmuesin suedez Alexander Isak dhe mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes. Dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Newcastle këtë sezon.

Isak është në sezonin e tij të dytë me Newcastle dhe këtë sezon ka realizuar 4 gola në 6 ndeshje në Premier League. Vjet ai u ble për 65 milionë euro nga Newcastle, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2028.

Guimaraes është në sezonin e tij të tretë me ekipin e Newcastle, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2026. Kostoja e kartonit të tij dhe kushton rreth 70 milionë euro. Një ndër mesfushorët më të dalluar në Premier League, mes 6 më të mirëve për sa i përket pasimeve.

Interesimin e Real Madrid për dy yjet e Newcastle e konfirmon “Daily Mirror”, që thotë se drejtuesit e ekipit spanjoll kanë nisur kontaktet e para me menaxherët e dy futbollistëve. Dy transferime që do t’i kushtonin jo pak “los blancos”, pasi do të kalonte shifra e 100 milionë eurove.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit