Real Madrid pëson humbjen e parë në Euroleague, spanjollët dominojnë turneun

2 Dhjetor 2023
9:50
Telesport
back button

Real Madrid ka pësuar ndalesën e parë në Euroleague, duke u mundur ne sekondat e fundit 100-99 nga turqit e Fernerbahce, ndeshje e vlefshme për raundin e 11-të. Gjithsesi, skuadra spanjolle ruan kreun e renditjes, me një fitore më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Katalanasit fituan 101-92 ndaj Villeurbanne (suksesi i 9-të sezonal) dhe ndjekin ritmin e “los blancos”. Dy skuadrat spanjolle janë të shkëputura ndjeshëm nga rivalët e tjerë. Në vendin e tretë, me nga 7 fitore janë Monaco e Virtus Bolonja e më pas vijnë grekët e Panathinaikos e Olympiacos.

Euroleague-Raundi i 11-të

Fenerbahce – Real Madrid, 100-99

Monaco – Olympiacos, 85-77

Maccabi Tel Aviv – Alba Berlin, 102-81

Armani Milano – Zalgiris Kaunas, 70-83

Bayern Mynih – Virtus Bolonja, 90-76

Partizan Beograd – Panathinaikos, 92-87

Crvena Zvezda – Anadolu Efes, 97-83

Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 84-98

Barcelona – Villeurbanne, 101-92

Lajme të tjera

Lajmet e fundit