Real Madrid, shkëmbim Mbappe-Vinicius? Ja si përgjigjen tifozët

29 Nëntor 2023
16:11
Denis Hakanaj
back button

E ardhmja e Kylian vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me francezin që mund të transferohet te Real Madrid sezonin e ardhshëm.

Edhe nëse për momentin ujërat janë të qeta dhe nuk ka dalë asnjë lajm, në Spanjë kanë analizuar transferimin e mundshëm të francezit në Los Blancos.

Problemi kryesor do të ishte aktivizimi i tij në formacionin titullar, me Kylian që siç dihet preferon të luajë në të majtë dhe më pas të lëvizë në qendër.

Megjithatë, atë pjesë të fushës e zë Vinicius Jr, një futbollist për të cilin një pjesë e madhe e tifozëve ka respekt dhe admirim.

El Chiringuito ka bërë pyetjen për tifozët: a do ta shkëmbenit brazilianin për francezin? Përgjigja e tifozëve të Real-it ka qenë e qartë dhe është zëri i njerëzve që Florentino Perez do të bëjë mirë ta dëgjojë.

69.4% e tifozëve që morën pjesë në sondazh janë pro lënies së Vinicius në vend të tij, ndërsa 30.6% mendojnë të kundërtën dhe do të zgjidhnin Mbappe në të majtë duke sakrifikuar brazilianin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit