Real Madrid, tani Eden Hazard është një mister

21 Tetor 2020
18:44
Denis Hakanaj
back button

Te Real Madrid vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes çështja Eden Hazard, gjendja fizike e të cilit ka filluar të jetë shqetësuese.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar të martën, Zinedine Zidane ka pra nuar se dëmtimi i lojtarit në këmbën e djathtë është pak më i rëndë nga sa parashikohej.

Belgu nuk stërvitet që nga 29 shtatori, dita kur është dëmtuar dhe vlerësimet e para për rikuperimin e tij kanë qenë për një muaj.

Gjithsesi, tashmë është e qartë se koha e rikuperimit do të jetë më e gjatë dhe nuk përjashtohet që lojtari të qëndrojë larg fushave edhe për një muaj tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit