Real Madrid “tremb” Bayern, kërkon t’i rrëmbejë mbrojtësin e talentuar kanadez

25 Maj 2023
9:05
Telesport
back button

Skuadra e Real Madrid kërkon të sjellë në “Bernabeu” një tjetër lojtar që aktualisht luan me Bayern Mynih. Pasi transferoi dy sezone më parë David Alaba, në shënjestër të skuadrës madrilène ka përfunduar talenti kanadez Alphonso Davies.

Mbrojtësi 22-vjeçar kanadez ka një kontratë deri në vitin 2025 me bavarezët, por mund të transferohet në Madrid për një shumë prej 60 milionë eurosh. Lajmin e konfirmon e përditshmja gjermane “Bild”, që sqaron se Bayern po përpiqet t’i rinovojë kontratën, por oferta nga Madridi po tenton Davies.

Skuadra madrilène kërkon të ndërtojë një ekip me yje për të nisur një cikël të ri dhe tashmë në qendër të vëmendjes është mbrojtja, me Davies që luan në krahun e majtë. Një transferim që nuk ka për të qenë i lehtë për Real Madrid, pasi vështirë se Bayern do ta lëshojë kollaj mbrojtësin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit