Real Madrid, Zidane do 23-vjeçarin e Serisë A

11 Qershor 2019
15:08
Denis Hakanaj

Debutimi i Fabian Ruiz me Spanjën është shoqëruar me duartrokitje dhe buzëqeshje. Mesfushori i Napoli-t, pas 15 minutave të luajtura kundër Ishujve Faroe, ka siguruar një vend në formacionin titullar në ndeshjen e luajtur dhe të fituar 3-0 të hënën në mbrëmje kundër Suedisë, në të cilën ai ka dhënë asistin për golin e tretë.  

Paraqitja e djeshme, bashkë me sezonin pozitiv të zhvilluar me fanellën e Napoli-t, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Një prej këtyre është Real Madrid 

Sipas "El Chiringuito TV", Zidane i ka kërkuar klubit t'i bëjë një ofertë napolitanëve për 23-vjeçarin, i cili ka një vlerë 50 milionë euro në merkato. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit