Real Madrid, Zidane përjashton yllin nga Champions League

5 Gusht 2020
18:34
Denis Hakanaj

Aventura e Gareth Bale në Madrid duket se është në fund.

Ylli uellsian, në fakt, nuk është grumbulluar nga trajneri Zidane për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City-t.

Bale nuk është grumbulluar as për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Legane-s dhe nuk luan me Real-in që nga sfida e 24 qershorit kundër Mallorca-s, që mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit me Los Blancos.

Zidane ka publikuar listën e 24 të grumbulluarve, duke përfshirë edhe kapitenin Sergio Ramos, i cili është i skualifikuar.

Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube

Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Javi Hernandez.

Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Casemiro, Fede Valverde, Isco

Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Lucas Vazquez, Luka Jovic, Marco Asensio, Brahim Diaz, Vinicius, Rodrygo

Lajme të tjera

Lajmet e fundit