Real Madridi nuk do “luftë”, i kërkon Neymarit të “çlirohet” vetë

18 Maj 2019
9:22
Alfred Lleshi
back button

Ylli i Brazilit është i pasigurt për të ardhmen e tij, por gjigantët e La Liga-s nuk do të përfshihen për një transferim të tij në “Santiago Bernabeu”, nëse vetë lojtari nuk e dëshiron qartësisht këtë gjë. Neymar mbetet i pavendosur, edhe pse e di mirë se Florentino Perez e ka në krye të listës së tij. Megjithatë, Real Madridi nuk do të bëjë asnjë lëvizje konkrete për të. 

Këtë gjë ia ka lënë në dorë 222 milionë euroshit, duhet ta hedhë vetë ai hapin e parë. Të paktën kështu bën me dije spanjollja “AS”. Klubi mbretëror madrilen është i interesuar, ka tentuar të nënshkruajë me Neymar disa herë, por nuk dëshiron luftë (transferimi) me presidentin e PSG, Nasser Al Khelaifi, të cilin e respekton shumë.

Mësohet se vetë Neymar nuk do të ndërmarrë asnjë veprim deri pas “Copa America”, që luhet në qershor në Brazil. Ish-ylli i Santos dhe Barcelonës e di mirë se çdo largim nga “Parce des Princes” do të ishte i ndërlikuar për shkak të mungesës së një klauzole lirimi në kontratën e tij aktuale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit