Real Madrid, Florentinon Perez do “Drogba-në e ri”

16 Shtator 2019
17:46
back button

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Tammy Abraham, duket se kanë mahnitur edhe presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. 

22-vjeçari është në formë të shkëlqyer këtë sezon në Premier League teksa aktualisht është në krye të listës së golashënuesve me shtatë gola.

Paraqitja e fundjavës së kaluar, ku Abraham ka shënuar tre gola, ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.

Megjithatë, deri tani është vetëm një interes dhe nuk ka asgjë konkrete, por nëse Abraham vazhdon me këtë ritëm, atëherë shumë klube mund të trokasin në derën e Chelsea-t.

Gjithsesi, londinezët nuk duan ta humbin yllin e ri dhe e vlerësojnë atë mbi 100 milionë euro. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit