Real nis rinovimin e skuadrës, në mbrojtje vjen talenti 20-vjeçar nga Rumania

20 Janar 2019
14:30
Telesport
back button

Skuadra kampione e Europës, Real Madrid, synon që t’i rrëmbejë skuadrës së Villareal mbrojtësin 20-vjeçar Andrei Florin. Sipas drejtuesve të “los blancos” blerja e mbrojtësit të krahut të djathtë do të jetë një investim i rëndësishëm për të ardhmen, në rinovimin e skuadrës.

Mbrojtesi Andrei Florin me fanellen e Villareal

Lajmin e ka konfirmuar “AS Sport”, sipas së cilës menaxherët e ekipit “merengues” kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë e mbrojtësit rumun, për të cilin janë hedhur në sulm. Florin pritet të jetë pjesë e kombëtares U-21 të Rumanisë në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe që do të zhvillohet këtë verë.

Duke qenë se vlera e kartonit të tij mund të rritet edhe më shumë me kalimin e kohës, skuadra “merengues” synon që ta mbyll këtë marrëveshje që në janar. Ose të paktën të sigurojë një marrëveshje paraprake, duke paguar një pjesë të kartonit të lojtarit, për të evituar edhe konkurrencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit