Real nuk dorëzohet, pas Jovic ofron një tjetër lojtar për yllin e Serie A

6 Prill 2020
10:02
back button

Real Madrid nuk heq dorë lehtë dhe e kërkon me patjetër në ekip për sezonin e ardhshëm Fabian Ruiz. Napoli gjithashtu qëndron kokëfortë dhe deri tani ka refuzuar çdo ofertë.

Të kaltrit duan të paktën 60 milionë euro për të liruar spanjollin. Oferta e fundit e Realit ishte kartoni i Luka Jovic, ndërsa ditën e sotme del edhe një hipotezë tjetër. Lucas Vasquez mund të bëhet pjesë e tratativave, pasi Jovic duket se nuk pëlqehet nga Napoli.

“Los Blancos” pritet të ofrojnë kartonin e Vasquez, por edhe një shumë parash shtesë, por ende nuk dihet me saktësi se sa do të ofrohen. Vasquez do të ishte zëvendësuesi ideal i Jose Callejon, i cili për koiçidencë ka qenë ish-i i madrilenëve dhe në Napoli është shndërruar në idhull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit