Real përgatitet për 11 finale, Vazquez ka një mesazh për rivalët

2 Qershor 2020
17:21
Denis Hakanaj

Lucas Vazquez është gati dhe pret me padurim që La Liga të rifillojë. Sulmuesi i Real Madrid ka folur për Realmadrid TV në lidhje me rifillimin e kampionatit dhe për mentalitetin e grupit, duke dhën një mesazh të qartë për rivalët në kampionat:

“Duam të fitojmë”.

“Më në fund jemi kthyer të stërvitemi bashkë. Futbolli ka shumë aspekte: ai fizik është shumë i rëndësishëm, por është edhe ai psikologjik. Kombinimi i këtyre dy faktorëve bën të mundur që të jemi të përgatitur për fillimin e kampionatit”.

“Eibar (kundërshtari i ardhshëm i Los Blancos) është pika e nisjes për ato 11 finale që duhet të zhvillojmë dhe shpresojmë të marrim të gjitha fitoret që, në fund, do të na lejojnë të sigurojmë titullin në kampionat”, ka thënë Vazquez.

Real Madrid është në vendin e dytë të renditjes së La Liga-s, vetëm dy pikë larg Barcelona-s kryesuese.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit