Real, zëvendësi i Courtois mund të merret nga Seria A

22 Gusht 2019
14:56
Denis Hakanaj
back button

Keylor Navas ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Portieri nga Kosta Rika nuk ka ndërmend të bëjë rolin e zëvendësit të Thibaut Courtois dhe kërkon të jetë protagonist me një ekip tjetër. Për këtë arsye, klubi madrilen është vënë në kërkim të një lojtari për  të zëvendësuar Navas. Një lojtar që, sipas Marca-s, mund të merret nga Italia.

Madrilenëve, në fakt, duket se u është ofruar nga Roma Antonio Mirante, i cili pritet të jetë zëvendësi i Pau Lopez te verdheqkutë. Në ditët e ardhshme priten zhvillime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit