Reali donte të riun e Liverpoolit, Ramos i prish punë

31 Maj 2020
11:45
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi u mundua që të nënshkruante me futbollistin e Liverpoolit, Harvey Elliott. Lojtari i “Redsave” ka shumë të ardhme, prandaj dhe spanjollët u munduan që ta bindnin që t’u bashkohej atyre.

Ata e ftuan futbollistin në një tur në Bernabeu për t’i treguar ambientet e klubit dhe për ta bindur. Drejtuesit i thanë se nëse donte mund të takonte si pjesë të turit dhe legjendën e madrilenëve kapitenin, Sergio Ramos.

Përgjigjja e futbollistit të ri ishte shokuese dhe i gjeti të papërgatitur drejtuesit e Liverpoolit. “Jo, nuk ka problem, faleminderit. Nuk më pëlqen të dal pas asaj që i bëri Mo Salah”, – tha i riu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit