Reali e kërkon me çdo kusht, Napoli vendos çmimin për Fabian Ruiz

3 Prill 2020
13:29
back button

Fabian Ruiz është një ndër emrat më të përfolur në Spanjë ditët e fundit, me Realin e Madridit që është ekipi më i interesuar për të, ndërsa në garë është dhe Barcelona.

Madrilenët kanë nisur bisedimet e para me Napolin dhe sipas mediave në Itali, drejtuesit e kaltër kanë vendosur edhe çmimin. Çdo ofertë që është poshtë 60 milionë eurove nuk do të merret parasysh nga italianët.

Kujtojmë që Napoli e bleu Ruiz verën e vitit 2018 nga Real Betis për shifrën e 30 milionë eurove. Në një sezon e gjysmë, 24-vjeçari ka pasur një rendiment të shkëlqyer dhe ka bërë mjaft mirë me ekipin e tij, por edhe me Kombëtaren e Spanjës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit