Reali gati të bëjë çmenduri për yllin e Napolit, por problemi është De Laurentis!

14 Tetor 2019
13:09
back button

Reali i Madridit mendon të përforcojë mesfushën dhe i ka sytë te Fabian Ruiz. Spanjolli ka pasur një rritje të ndjeshme që nga koha që u largua nga Betis në drejtim të Napolit, teksa tashmë është kthyer dhe në një titullar fiks dhe në Kombëtare.

Ditën e sotme, “Marca” shkruan se “Los Blancos” janë gati të bëjnë edhe ndonjë çmenduri për ta sjellë në “Bernabeu” yllin e Napolit, por problemi madhor është Aurelio De Laurentis. Ky i fundit është tepër i acaruar me drejtuesit e Realit, për shkak se në verë kërkoi me ngulm të kishte në ekip James Rodriguez.

Madrilenët nuk e liruan kolumbianin dhe De Laurentis duket se kërkon të marrë hak tashmë. Fabian Ruiz nuk ka asnjë klauzolë në kontratë, çka e bën edhe më të vështirë punën për Realin, që nëse nuk bind numrin një të Napolit, nuk mund të arrijë te mesfushori 23-vjeçar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit