Reali godet në merkato, gati të firmosë me Kakan e ri!

29 Mars 2020
17:18
back button

Real Madrid është përqendruar në “peshkimin” e talenteve të rinj kohët e fundit dhe të njëjtën gjë duket se do të bëjë edhe në merkaton e verës.

Sipas asaj që raporton “AS”, madrilenët janë në gjurmët e atij që krahasohet me Ricardo Kaka. Bëhet fjalë për Igor Gomes, 21-vjeçari i cili njësoj si Kaka në të shkuarën, luan për Sao Paulon.

Mesfushori i avancuar ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh, që sipas gjasave do të paguhet nga “Los Blancos”. Gomes numëron 44 ndeshje me fanellën e Sao Paulos dhe 5 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit