Reali i kundërpërgjigjet Juves, gati t’i rrëmbejë yllin për 100 mln euro

23 Janar 2019
11:43
back button

Pasi i mori Cristiano Ronaldon këtë verë, Juventus po përpiqet të marrë Iscon dhe Marcelon. Gjithsesi Real Madrid nuk po qëndron duarlidhur dhe po lëviz në merkato, jo në këtë ta janarit, por në plan afatgjatë, për atë të verës.

Së fundi është zbuluar se “Loc Blancos” kanë përgatitur një ofertë prej 100 milionë euro për të bindur Andrea Agnellin që të iu japë shërbimet e Paulo Dybalas. Sulmuesi argjentinas ka shënuar 54 gola në 115 ndeshje në Seria A që nga viti 2015 kur la Palermon për të kaluar në Torino. 

Për 25-vjeçarin nuk ka patur hapësirë të luajë në çdo ndeshje (16 herë si titullar) me kampionë e Italisë dhe një largim i tij ka kohë që përflitet, sidomos pas ardhjes së Ronaldos, i cili është vënë në qendër të projektit.

Real Madrid po mendon të gjejë një pasues të Gareth Bale, duke parë që uellsiani po dështon të tregojë anën e tij si një lider. Për të arritur te Dybala, presidenti Perez duhet të llogarisë edhe konkurrencën e Manchester City, pasi Pep Guardiola ka disa vite me radhë që monitoron sulmuesin argjentinas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit