Reali ia rrëmbeu Barçës kësaj vere, e huazon talentin në La Liga

22 Gusht 2019
13:05
Alfred Lleshi
back button

Takefusa Kubo tashmë është në Palma de Mallorca. Talenti japonez ka udhëtuar këtë mëngjes në kryeqytetin e Ishujve Balearik për të kaluar testet mjekësore, të cilat do ta zyrtarizojnë lojtar të Mallorca. Operacioni është përshpejtuar, pasi blerja e kësaj vere e Real Madridit zgjodhi ofertën e ekipit që trajnohet nga Vicente Moreno mes gjithë atyre që kishte në tryezë. Valladolid ishte skuadra që kishte marrë epërsinë me insistimin e Ronaldos, por ajo pistë ra poshtë.

Japonezi është zhvendosur herët në atë që do të jetë qyteti i tij i ri. Atje, në aeroportin e Son Sant Joan u prit nga Maheta Molango, drejtuesi i klubit. Kubo ka zgjedhur të luajë në La Liga, jo të rritet një kategori më poshtë, me Castilla (Real Madrid B). Ai do të jetë japonezi i tretë në historinë e ekipit balearik, pas Okubo dhe Akihiro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit