“Reali im nuk luan me matematikë”, Zidane prezanton “Interin”: “Na mungon Ramos, por…”

24 Nëntor 2020
18:48
Telesport

“Ne e dimë se sa e rëndësishme do të jetë dhe jemi gati”. Zinedine Zidane e prezanton kështu sfidën ndaj Interit në Champions League. Francezi foli sot në konferencë shtypi teksa Reali i tij do të ketë edhe munges big si ajo e kapitenit Ramos.

Pa Ramos do të humbni më shumë ndeshje …

“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është Sergio për ne, por nuk mund të ndalemi për shkak të mungesës së tij. Nesër do të jetë një finale, do të vuajmë, por me mentalitetin e duhur do të shkojmë në fushë për të bërë mirë”

Real Madrid 3-2 Inter | Defeat in Madrid | News

Çfarë ka ndryshuar pas këtyre katër viteve në Madrid?

“Kanë kaluar katër vjet përvojë, ajo që dua nuk ka ndryshuar dhe i pyes djemtë”

A janë rezultatet e përziera pasojë e gabimeve mbrojtëse apo mendore?

“Është futboll: ka momente kur je më i fortë dhe gjithçka ka sukses, të tjera më të komplikuar kur duhet të hapësh mëngët. Kjo nuk ndodh vetëm te Real Madrid”.

Çfarë lloj qasjeje ju nevojitet ndaj Interit në krahasim me Villareal?-

“Unë mendoj se ekipi përballet mirë me ndeshjet, nesër do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Në Villarreal kemi qenë përpara deri në minutën e 74-të, jemi të përqendruar, nuk jam fatalist. Ne punojmë për t’u përmirësuar, për të shënuar më shumë gola”

A është Isco pjesë e grupit?

“Qëndron me ne”

Sa larg mund të shkojë kjo skuadër?

“Do të duhet të presim dhe ta jetojmë atë. Ka shumë ndeshje për të luajtur, pa përgatitje nuk është e lehtë, por nuk ka justifikime”.

“Ne nuk synojmë të barazojmë ose të humbasim, ne gjithmonë duam të fitojmë. Kur dalim në fushë është gjithmonë kështu”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit