Reali ka vendosur: Jovic largohet! Afron transferimi te klubi i ri i Kovac

5 Gusht 2020
23:09
Telesport
back button

Luka Jovic do të lërë Real Madrid dhe tashmë është marrë vendimi si nga Zidane, ashtu edhe presidenti Florentino Perez. Sulmuesi serb është mes Milanit dhe Monacos, aty ku po punon fort trajneri Niko Kovac, që e ka rritur dhe e njeh mirë bomberin e ekipit madrilen, pasi janë stërvitur te Frankfurt.

Madje, France Football lajmëron se klubi monegask shumë shpejt, nëse gjen gjuhën e përbashkët me Real Madrid mbi formulën e huazimit. Por, Milani nuk heq ende dorë dhe do të tentojë deri në fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit