Reali konfirmon dëmtimin e mesfushorit, ja sa do të mungojë

15 Tetor 2019
21:25
back button

Real Madrid ka publikuar një raport mjekësor për mesfushorin Luka Modric.

“Pas testeve të zhvilluara ditën e martë te lojtari Luka Modric nga stafi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin kuadriceps. Riaftësimi i tij do të vlerësohet në ditët në vazhdim,” ishte raporti i Realmadrid.com.

Modric ka dalë i dëmtuar nga ndeshja e Kroacisë ndaj Uellsit, por tha se ishte vetëm një goditje menjëherë pas ndeshjes.

Kroati nuk mori pjesë në seancën e së martës me skuadrën, që do të thotë se ai mund të qëndrojë pushim për pjesën tjetër të javës.

Ai me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Realit që do të udhëtojë në Mallorca. Por pritet të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës dy javë më pas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit