Reali me poker, nuk i ndahet Atletico Madrid! Edhe 180 minuta betejë (VIDEO)

13 Maj 2021
23:48
Telesport
back button

Real Madrid vazhdon të besojë ende te fitimi i La Liga edhe pse shpresat tashmë janë të gjitha te ndalesa e Atletico Madrid në dy javët e fundit të mbetura.

Skuadra e Zidane ka shkatërruar me rezultatin e thellë 4-1 Granada jashtë fushe.

Ndeshja nisi në dishezë me golin e shpejtë të Modric, ndërsa në fund të pjesës së parë dyfishoi Rodrygo.

Në pjesën e dytë Granada u zgjua me Molina, por Reali reagoi me Odriozola dhe Benzema duke mbyllur llogaritë.

Dy ndeshjet e fundit janë ndaj Bilbao në fushën e këtyre të fundit dhe ndaj Villareal në Valdebebas.

 

Sakaq, Atletico Madrid luan ndaj Ossasuna dhe Valladolid.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit