Reali në sulm për Mbappe, Zidane ka dhe një plan B

29 Nëntor 2020
15:54
Telesport
back button

Real Madridi dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e PSG, Kylian Mbappe. Klubi spanjoll e ka prioritet në skuadër sulmuesin kryesor të francezëve. 21-vjeçari nga krahu tjetër dëshiron të largohet.

Francezët po mundohen të bëjnë gjithçka që të mos e lënë të lirë sulmuesin. Ata po përgatisin një rinovim me shifra të frikshme për kampionin e botës.

Spanjollët do të kalojnë në planin B në rast se Mbappe nuk blehet. Ata po përgatiten për të nisur sulmin për Erling Braut Haaland. Sulmuesi 20-vjeçar po tregon te Dortmundi se është një nga më të mirët në botë. /Eva Marku

Lajme të tjera

Lajmet e fundit