“Real-i nuk donte që unë të luaja finalen e Kupës së Botës”

29 Mars 2020
20:30
Denis Hakanaj
back button

Finalja e një botërori është diçka unike ppër një futbollist. Të përfaqësosh vendin tënd në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit është një nder i madh.

Çdo lojtar e ëndërron një moment të tllë dhe nuk janë të shumtë ata që kanë privilegjin ta luajnë. Me kusht që të jenë në fushën e lojës, disa futbollistë janë rikuperuar në kohë rekord nga dëmtime serioze. Kjo ka ndodhur edhe me Angel di Maria-n.  

Lojtari i PSG-së arriti finalen me Argjentinën e tij në Botërorin e 2014-ës. Në finale, Messi me shokë janë ndeshur me Gjermaninë, që triumfoi në kohën shtesë falë golit  të Gotze-s.

Megjithatë, ish-ylli i Real Madrid ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me finalen. Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga ai për programin radiofonik Telefe:

“Isha në 90% të formës në atë finale. Kundër Belgjikës pësova një dëmtim dhe më dhimbte ëmba, por doaj  të luaja patjetër. E dija se  Real-i donte të më shiste dhe kur erdhi letra e mjekut e grisa pa e lexuar”.

Sipas shumë zërave, në fakt, Los Blancos nuk donin të rrezikonin që shitja e Di Maria-s të dështonte në rast dëmtimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit