Reali sulm për yllin e ri, Perez përgatit “Galaktikët e së ardhmes”

4 Qershor 2020
19:06
Eraldo Harlicaj

Real Madridi është futur në garë për të rrëmbyer në Santiago Bernabeu, Eduardo Camavingan. 17-vjeçari është zbulimi i këtij sezoni në Ligue 1 dhe madrilenët kanë hedhur sytë drejt futbollistit të ri.

Ata madje kanë nisur menjëherë bisedimet dhe me lojtarin direkt. Mesfushori nga krahu tjetër ëndërron që të bëjë hapin e madh në karrierë, por menaxheri i tij po tregohet i kujdesshëm, pasi Camavinga ka nevojë për një ekip që të luajë.

Rennes nga krahu tjetër po bën rezistencë, pasi nuk do të humbasë futbollistin e ri. Ata duan të provojnë sezonin e ri  në Champuions League, prandaj duan ta mbajnë dhe për të paktën 1 vit të riun. Rennes e di se sezonin e ardhshëm mund të fitojë më shumë nga shitja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit