Reali trondit Interin e Barçën, hyn në garë për Lautaron

13 Shkurt 2020
18:19
Eraldo Harlicaj

Lautaro Martinez është një nga sulmuesit më të diskutuar të momentit. Argjentinasi ka bërë mirë me Interin dhe po diskutohet shumë në klubet e mëdha. Barcelona ishte e para që donte sulmuesin 22-vjeçar, por duket se duhet të përballet me një konkurrencë të frikshme. 

Real Madridi është futur shpejt në aksion dhe ndryshe nga Barcelona që i mori gjërat me qetësi, “Los Blancos” duan të veprojnë shpejt. Ata janë gati të paguajnë klauzolën prej 120 milionë eurosh për lojtarin e ri. Mosha e Benzemasë i tremb jo pak drejtuesit e Realit, ndërsa në krahun tjetër Jovic nuk po përmbush pritshmëritë.

Drejtuesit e Realit nuk duan që lojtari të rinovojë me skuadrën e Interit, pasi klauzola do të rritej dhe do të ishte shumë e vështirë për ta bindur të ndryshojë skuadër. Lufta për lojtarin është e madhe dhe nuk dihet se kush do të fitojë në fund. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit