Reali u eliminua, Kroos nuk fsheh zhgënjimin: Nuk do të shoh asnjë ndeshje!

8 Gusht 2020
15:46
Eraldo Harlicaj
back button

Reali u eliminua nga Champions League pas dy humbjeve ndaj Manchester City-t me rezultatin 2-1. Spanjollët u eliminuan pas dy gabimeve të rënda të Varane, ndërsa mesfushori Toni Kroos nuk fsheh zhgënjimin e tij në lidhje me largimin e parakohshëm nga Championsi.

“Unë dua të fitoj çdo titull të mundshëm. Në këtë moment, jam i zhgënjyer. Tani dua të shijoj pushimet e mia. Ndoshta nuk do të shoh ndeshjet e mbetura të Champions Leagues”, – tha gjermani.

Kroos është një nga futbollistët më të mirë të Real Madridit. Gjermani është lider në mesfushë dhe përcakton ritmin në fushën e madrilenëve. Reali fitoi titullin kampion, prandaj nuk mund të quhet një sezon i dështuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit