Realizoi 9 gola në 7 ditë, Guardiola zbulon problemin e madh të Haaland

20 Mars 2023
9:45
Telesport
back button

Skuadra e Manchester City gjithnjë e më shumë varet nga golat e sulmuesit të saj Erling Haaland, që këtë sezon ka realizuar 42 gola në 37 ndeshje zyrtare: 28 gola në Premier League; 3 gola në FA Cup; 1 gol në Carabao Cup; 10 gola në Champions League.

Java e kaluar ishte e jashtëzakonshme për sulmuesin 22-vjeçar norvegjez, që realizoi 9 gola në 7 ditë, mes Premier League, Champions League dhe FA Cup. Për trajnerin Pep Guardiola, kjo gjë mund të jetë një problem për të ardhmen: “Ky djalosh do të ketë një problem në të ardhmen, pasi të gjithë do të presin që ai të realizojë 3 apo 4 gola në çdo ndeshje”.

Gjithsesi, nuk ka për të qenë gjithnjë kështu, pasi do të ketë edhe ndeshje të vështira apo mbrojtës që do të bëjnë gjithçka për ta ndalur. Unë jam i lumtur që e kam në skuadër dhe shpresoj të realizojë sa më shumë”, tha Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit