Realizojnë nga një provë për stil, Godelli e Qerimaj pa shkëlqim në Botëror

22 Shtator 2019
10:58
Telesport
back button

Botëtërori i peshëngritjes që po zhvillohet në Pataya të Tajlandës nuk dha atë rezultat që pritej për peshëngritësit Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj. Ata garuan paraditen e së dielës në Baterinë B të peshës 81kg, duke qenë larg rezultatit që pritej.

Ndërkohë që ende nuk ka nisur garimin Bateria A (sot pasdite), ku janë peshëngritësit më të mirë, çka do të ulë edhe më shumë renditjen e shtangistëve kuqezinj.

Daniel Godelli u rendit në vendin e gjashtë në stilin e shkëputjes, duke realizuar me sukses vetëm një provë, atë të parë, kur ngriti 156kg. Ndërsa në dy provat e tjera tentoi 160 dhe 163kg, por pa sukses.

Në stilin e shtytjes, Godelli realizoi me sukses provën e parë, me 185kg. Më pas dështoi të ngrejë 190kg dhe u tërhoq në provën e tretë, duke u renditur në vendin e 12-të. Ndërsa në dygarësh Godelli klasifikohet në vendin e tetë, me 340kg.

Edhe më dobët u paraqit Erkand Qerimaj, që në shkëputje realizoi vetëm provën e dytë, duke ngritur 151kg, peshë që dështoi ta ngrinte herën e parë. Ndërsa provën e tretë nuk e realizoi fare, duke e mbyllur këtë stil në vendin e 11-të.

Në shtytje, shkodrani realizoi me sukses provën e parë, më 181kg dhe më pas nuk ngjitet më në pedanë. Në këtë stil ai klasifikohet në vendin e 15-të, pocizion që e ka aktualisht edhe në dygarësh, me 332kg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit