Rebelohet Djokovic: Më quajtën kriminel dhe më akuzuan para kohe

9 Korrik 2020
8:40
Gentian Spiri

Tenisti serb Novak Djokovic i është rikthyer normalitetit, pas problemeve shëndetësore që pati me Covid-19. Numri 1 në botë u infektua me koronavirus gjatë turneut të “Adria Summer Tour”, ku pozitivë dolën edhe 3 tenistë të tjerë, dy trajnerë e disa punonjës.

Djokovcic, organizator i atij turneu, u vu në qendër të kritikave për masat e dobëta të marra gjatë turneut si dhe për festën e organizuar, ku nuk u respektua distancimi social. “Më akuzuan e quajtën kriminel para kohe. Ishte si një gjueti shtrigash dhe një “kokë e madhe” duhej të konsiderohej fajtor për gjithçka”, tha Djokovic.

Serbi tha se pjesëmarrja e tij në US Open është në dyshim: “Nuk jam i sigurt nëse do të luaj apo jo. Nuk do të shkoj në Uashington. Programet e mia janë të lidhura me turnetë në Europë. Jam i sigurt se do të luaj në Madrid, Romë dhe Roland Garros”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit