Rebelohet Kahn: Nuk më lejuan që të festoj me skuadrën titullin kampion

28 Maj 2023
10:44
Telesport
back button

Legjenda e Bayern Mynih, ish-portieri Oliver Kahn, ka folur pas fitimit të titullit kampion në Gjermani, titull që skuadra bavareze fitoi në sekondat e fundit të një sezoni të mbushur plot me luhatje e probleme. Ai u shkarkua nga detyra e administratorit të deleguar pak minuta pas Bayern fitoi titull bashkë me Hasan Salihamidzic, që mbante postin e drejtorit sportiv.

Në një postim në rrjetet sociale, Kahn ka shfryrë gjithë dufin e tij për këtë shkarkim, duke akuzuar presidencën e Bayern. “E pabesueshme ajo që arritëm. Përgëzime dhe urime të gjithë djemve. U kisha thënë gjithnjë që të mos hiqnin dorë, që të jepnin gjithcka në fushën e lojës”, shkruan Kahn.

Jam krenar për ju dhe për këtë rezultat. Do të dëshiroja që të festoja me ju në fushën e lojës, por nuk munda, pasi nuk m’u lejua që të zbrisja aty. Mezi pres që të nisë sezoni i ri, por tani le të festojmë”, u shpreh Oliver Kahn, që prej disa orësh nuk është më pjesë e Bayern Mynih.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit