“Rebic bëri zgjedhjen e gabuar. Ja çfarë i duhet Jovic te Real-i”

17 Janar 2020
19:36
Denis Hakanaj
back button

Filip Kostic, mesfushori i Eintracht Frankurt, ka folur për vështirësitë që po kalon ish-shoku i tij i skuadrës, Ante Rebic, te Milani.

“Mund të thuhet se do të kishte qenë më mirë për të të kishte qëndruar tek Eintracht-i”, ka thënë Kostic për Bild.

Ai ka folur edhe për Luka Jovic, i cili u transferua verën e kaluar te Real Madrid. “Për Luka-n Real-i ishte mundësia e madhe. Nëse Real-i nuk do ta kishte kërkuar,  ai do të kishte qëndruar këtu”.

“Luka është argëtuar me të vërtetë këtu. Ka akoma nevojë për pak kohë dhe pak fat. Është me të vërtetë një sulmues i mirë”, ka përfunduar Kostic.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit