Rebic te Milani, shfryn ish-presidenti i tij: Vetë luajti me fatin dhe po humbet…

16 Tetor 2019
15:45
Alfred Lleshi
back button

63 minuta lojë, zero gola dhe asiste. Sezoni i Ante Rebic me siguri nuk ka filluar në mënyrë pozitive, i rikthyer në Itali te Milani si sulmuesi i ri në dispozicion të Giampaolo. Ish-trajneri kuqezi nuk i besonte kroatit. A do të ndryshojë situata e tij me Pioli? Kush e di.

Me një huazim 2-vjeçar te Milani, Rebic vendosi të largohej nga Eintracht Frankfurt pasi miqtë dhe shokët e skuadrës, Jovic e Haller, të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar, vendosën të provojnë një përvojë të re. Ideja u ndez edhe në mendjen e ish-lojtarit të Fiorentinës, më në fund i bindur dhe gati për t’u rikthyer në Serie A.

Një vendim që ka prodhuar polemika, duke parë dhe duke marrë parasysh se si Wolfgang Steubing, president i Eintracht Frankfurtit, e gjeti veten të detyruar për ta shitur Rebic. Klubi i Bundesligës dëshironte ta mbante atë dhe tani janë të bindur se kroati u nxitua. I intervistuar nga “Bild”, Steubing tha: “Ai dëshironte të largohej, sepse nuk donte të rrinte si i vetmi nga tre sulmuesit, që kishin lidhje me ne. Vetë luajti me fatin dhe tani është në stol, po humbet. Dhe nuk do të jetë e lehtë për të”.

Rebic kaloi te Milani si pjesë e një transferimi të dyfishtë, me Andrè Silva tek Eintracht. Me klubin e Frankfurtit, sulmuesi luzitan shënoi tre gola në katër javët e para të Bundesligës, një start i shkëlqyeshëm, që “gjurmoi” ecurinë e tij te Sevilla, sezonin e kaluar. “I panjohur” dhe deri më tani i pavlerësueshëm si pjesë e kuqezinjve, duke pasur parasysh hapësirën e vogël të aktivizimit që i është dhënë, Rebic do të duhet të përpiqet ta ndryshojë situatën në muajt e ardhshëm. Nga Frankfurti po e vëzhgojnë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit