Recoba paralajmëron Inter-in: Do ta doja në Milan për 10 vite, por më duket e vështirë

27 Nëntor 2021
14:43
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport, ish-ylli i Inter-it, Alvaro Recoba, ka folur kështu për Lautaro Martinez:

“Di vetëm që shënon, pothuajse gjithmonë, dhe këtë dhunti nuk e kanë të gjithë, E kotë të fshihemi, herët ose vonë do të vijë një skuadër e madhe botërore me një super ofertë”, ka thënë uruguaiani.

“Kjo s’do të thotë se do të largohet sigurisht, por është një mundësi që duhet mbajtur në konsideratë.

“Unë do ta doja në Milano për dhjetë vite, por nuk do të jetë e lehtë të mbahet. E vetmja gjë që mund të bëjë Inter-i në këtë moment është që ta përkëdhelë, siç bëhet me lojtarët specialë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit