Red Bull akuza Hamilton: Humbi, pasi nuk i vlerësoi kurrë cilësitë e Verstappen

23 Shtator 2022
13:02
Telesport
back button

Max Verstappen është pranë konfirmimit kampion bote për pilotë në Formula 1 këtë sezon, çka do të ishte titulli i dytë për pilotin holandez të Red Bull. Christian Horner, shefi i makinës së Red Bull, ka thumbuar britanikun e Mercedes, Lewis Hamilton, që nënvlerësoi rivalin e tij.

Mendoj se Max ka arritur të kuptojë më shumë Lewis se sa e anasjellta. Para një viti, Max nuk kishte asgjë për të humbur, ndërsa Lewis kishte shumë, pasi është 7 herë kampion bote dhe kërkonte titullin e tetë”, tha Horner.

Disa nga parakalimet që Verstappen kreu një vit më parë ishin të jashtëzakonshme. Dhe mendoj se këto situata e nervozuan shumë Hamilton dhe Mercedes. Siç ndodhi në garën e Anglisë së vitit të kaluar. Mendoj se Lewis asnjëherë nuk e vlerësoi Verstappen dhe cilësitë e tij, ndaj dhe humbi në fund”, u shpreh Horner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit