Red Bull: E mundëm Mercedes në Francë, do ta mundim në çdo pistë

24 Qershor 2021
8:52
Telesport
back button

Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull, pas triumfit në garën e Francës, shprehet optimist për rikthimin e makinës austriake në majën e renditjes botërore të Formula 1 këtë sezon. Red Bull zuri “mat” Mercedes në garën e fundit, duke udhëhequr botërorin për konstruktorë, ndërsa Max Verstappen udhëheq renditjen për pilotë.

Nëse mundëm Mercedes në një pistë si ajo e Francës, atëherë këtë gjë mund ta bëjmë kudo. Natyrisht që ka ende shumë gara përpara, por e gjithë skuadra është duke punuar jashtëzakonisht shumë mirë. Mercedes është nën presion. Kemi dy makina e dy pilotë të shpejtë, çka na jep mundësi të eksperimentojmë në pistë”, tha Horner.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit