Red Bull në alarm, gati të ndryshojë motorin e makinës së Verstappen

2 Dhjetor 2021
8:51
Telesport
back button

Paraqitja mjaft e mirë e Mercedes në dy garat e fundit të Formula 1, ku doli fituese me Leëis Hamilton në Brazil e Katar, ka bërë që Red Bull të mendojë për të përdorur një motor të pestë te njëvendëshja e Max Verstappen. Makina gjermane ka bërë dy ndryshime të pjesshme në motor në garat e fundit te njëvendëshja e Hamilton, çka ka sjellë një epërsi të Mercedes karshi Red Bull.

Për këtë arsye, pritet kundërveprimi i Red Bull, që mund të përdorë një motor të pestë në garën e radhës në Arabinë Saudite ose në garën e fundit, në Abu Dhabi. Madje Red Bull e Honda, kompania që furnizon me motor makinën austriake, ka dashur që ky zëvendësim të bëhej që në garën e shkuar, në Katar. “Ne po mendojmë për një motor të pestë, më të freskët e të fuqishëm”, tha Helmut Marko.

Kjo do të sillte një penalizim për makinën e Verstappen, që do të humbiste 5, 10 apo 20 pozicione në startin e garës, në varësi të ndryshimeve që do të bëhen. Motori aktual ka mbi 2000 km të përshkruara, ndërsa ai i Hamilton ka më pak kilometra. “Me shumë gjasa, ky ndryshim i motorit do të ndodhë në Abu Dhabi, në garën e fundit”, tha Helmut Marko, këshilltari i Red Bull.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit