Red Bull në telashe, Verstappen me vetëm një motor për 13 garat e mbetura

25 Korrik 2021
11:26
Telesport
back button

Aksidenti i garës së Silverstone në Formula 1 vijon ende të lërë pasoja të rënda te makina Red Bull e Max Verstappen, që u përplas dhunshëm me barrierat mbrojtëse pas kontaktit me Lewis Hamilton.

Për fat të keq, njëvendëshja e Verstappen në këtë garë ka pësuar shumë dëmtime dhe motori (poëer unit) është dëmtuar tërësisht dhe nuk është më në gjendje pune.

Për pasojë, Versatappen i duhet të përballojë 13 garat e mbetura me vetëm një motor në dispozicion. Gara e Silvertstone ishte e dhjeta në kalendar dhe motori që po përdorte piloti holandez ishte i dyti (ashtu si të gjithë pilotët).

Ndërkohë që, sipas rregullores, çdo pilot ka të drejtë të përdorë vetëm 3 motorë (power unit) në sezon. Në rast se përdorin një të katërt (motor shtesë), atëherë ka penalizime në startin e garës me humbje pozicioni.

Te Red Bull po mendojnë që Verstappen, në garën e radhës në Hungari, të përdorë sërish motorin e garave të para, për të ruajtur motorin e ri për pjesën e fundit të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit