Red Bull zbulon makinën me të cilën synon të ndalë dominimin e Mercedes

23 Shkurt 2021
13:43
Telesport
back button

Makina e këtij viti nuk është një revolucion dhe kjo gjë kuptohet që nga emri. Njëvendëshja RB16B është një evolucion i thjeshtë i makinës Red Bull të një viti më parë, me pak zhvillime duke parë problemet e shkaktuara prej pandemisë.

Makina e re Red Bull e fundit e sponsorizuar nga motori Honda, është zbuluar sot për fansat. Ajo makinë do të jetë “Arma” në dispozicion të pilotëve Max Verstappen dhe Sergio Perez, për të rivalizuar Mercedes dhe ndalur hegjemoninë e makinës gjermane.

Njëvendëshja austriake është dizenjuar nga Adrian Newey, ndaj dhe është e ngjashme me atë që kemi parë në pistë vitet e fundit. Shefi Christian Horner u shpreh se me këtë makinë dhe me pak fat synon të arrijë më shumë suksese në pistë këtë sezon të Formula 1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit