Redi Jupi: Partizani nuk është kurrkund! Nuk luan futboll

29 Tetor 2019
18:15
back button

Redi Jupi, opinionist te Procesi Sportiv, ka folur në lidhje me ndeshjen Partizani-Kukësi e luajtur në “Selman Stermasi”, teksa ka thumbuar trajnerin Franco Lerda mbi paraqitjen e kampionëve të Shqipërisë.

“Partizani nuk është kurrkund me pretendimet që ka. Partizani nuk luan futboll. Ndeshja me Kukësin ishte e mërzitshme për shkak të Partizanit, pasi ishin ata që duhet ta fitonin ndeshjen. Kukësi nuk bëri ndonjë lojë për të fituar ndeshjen, por në mendjen time Partizani ka luajtur mirë vetëm në derbi deri diku. Nuk mbaj mend të kem parë një ndeshje tjetër të mirë të kësaj skuadre. Nuk ka krijuar një fizionomi”.

“Një herë luan me tre, një herë me katër. Shumë lojtarë të mirë që qëndrojnë jashtë. Një konfuzion i madh. Nuk arrij ta kuptoj fizionominë e kësaj skuadre. Nuk besoj se jemi çmendur të gjithë ne, por Jasir Asani është një ndër më të mirët e Superiores, lihet jashtë. Trashi ishte lojtari më i mirë vjet, u la jashtë në javët e para, madje në Champions nuk luajti”.

“Një skuadër si e palidhur. Nuk e kuptoj si mbrohet, si qarkullon topin, si dalin në sulm. Edhe pse potencialin e kanë të madh. Ndoshta kanë edhe mungesa e dëmtime, por dëmtimet nuk janë të rastësishme. Trajnerët e huaj nuk kanë shans të sjellin më gjë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit