Redknapp këshillon Pep, gjen sulmuesin ideal për City-n

3 Prill 2020
17:59
Denis Hakanaj
back button

Harry Kane mund të largohet nga Tottenham gjatë verës.

Sulmuesi, në fakt, ak shprehur dëshirën për të ndërmarrë një aventurë të re dhe për  t’u vënë në kërkim të disa trofeve, një objektiv që nuk e ka arritur deri tani me fanellën e Spurs.

Për futbollistin ka folur ish-trajneri i londinezëve, Harry Redknapp:

“Kane është një djalosh ambicioz, një profesionist shembullor dhe një njeri i jashtëzakonshëm: ai do  të luajë për të fituar”.

“Mendoj se do të ishte sulmuesi ideal për Manchester City-n, me Aguero-n që po shkon drejt fundit të karrierës. Unë shpresoj që të qëndrojë te Tottenham, por nuk do të qëndrojë pa një projekt fitues”, ka thënë Redknapp për Sky Sports.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit