Refik Halili: Dënimi i bëri mirë, tani Ngoo është më i miri në ekip, çështja Muzaka? Pyesni lojtarin!

13 Mars 2019
21:09
back button

Tirana arriti të fitonte ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë kundër Laçit me rezultatin 3-0. Ky rezultat e ka kënaqur Presidentin Refik Halili, i cili është shprehur pas ndeshjes se shpreson që të vijohet me këtë ecuri. Ai nuk preferoi të komentonte dy golat e anuluar nga arbitri për pozicion jashtë loje, ndërsa mbetet me këmbë në tokë, kur pyetet nëse Tirana do mundet të fitojë trofe këtë sezon. Ngoo është lojtari më i mirë i ekipit sipas numrit një të bardhebluve, ndërsa thotë se dënimi gjatë fazës së dytë, i ka shërbyer lojtarit për të bërë kthesën e madhe. Refik Halili ka folur edhe për çështjen “Muzaka”, duke u shprehur se pyetjet duhet t`i drejtohen lojtarit.

Ndeshja e radhës që nuk e humbni?- Ishte një ndeshje një ndeshje që në përgjithësi na kënaqi. Rezultati është shumë i mirë për ne, shpresoj që ekipi të vijojë me ecurinë që e ka nisur këtë sezon. 

Dy golat e anuluar si pozicion jashtë loje?- Në përgjithësi janë bërë vite që nuk flas për çështje të arbitrimit. Pamë që nuk u dhanë, dikush më tha që ato nuk ishin pozicion jashtë loje, por çfarë rëndësie ka, janë pjesë e lojës. Kur rezultati është i mirë në fund fare kënaqemi të gjithë, kështu që s`kam koment.

Shpresoni për trofe?- Shiko, është shpejt për të folur. Për mua do të ishte diçka e mirë. Atë që kemi thënë para ca kohësh, shpresojmë se i kemi lënë pas të kqijat. Besoj te skuadra shumë, kam besuar që në fillim, e kam thënë që në hapat e para, po të dalin fjalët e mija do jetë mirë, po të mos dalin do jetë keq. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri, të shkojmë drejt kualifikimit. Më pas të vijojmë me kampionatin ashtu siç kemi vazhduar deri më sot. 

Si po shkon çështja Muzaka?- Këtë pyetje është mirë t`ja bësh Muzakës, jo mua. Me që po më flet për Muzakën, ia keni “qit ujtin e zi”, me këtë pyetje klubit të Tiranës. Pyet atë si shkon detyrimi, shpresoj që të mos i ketë dhënë ndonjërit përqindje, nga që nuk kanë pushuar komentet për të. 

Të vjen keq që Ngoo nuk luajti për shtatë javë?- Ngoo për mua është lojtari më i mirë në përgjithësi i klubit tonë. Në atë kohë ai pati problemet e tij, është grindur me veten e vetë. Them se i ka bërë mirë ajo dhe besoj se po i merr frutet e asaj kthese që ai ka bërë.

Rinovimi i kontratës së Ngoosë?- Është shpejt për të folur për këtë, megjithatë, ne në heshtje vazhdojmë të flasim, punojmë përditë si klub për vazhdimësinë dhe për të bërë më të mirën si klub. Shpresjmë që të ecim në këtë rrugë që kemi nisur. Kemi një bashkëpunim të shkëlqyer me ekipin, mes drejtuesve të klubit, që nga unë dhe të gjithë të tjerët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit