Refuzime për të goditur dhe këshilla deçizive! Ja se si u zgjodhën gjuajtësit e penalltive te Reali! (VIDEO)

13 Janar 2020
21:41
back button

Real Madrid triumfoi pas goditjeve të 11-metërshave në finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Atletico Madrid. Penalltia e parë e madrilenëve u godit nga Dani Carvajal, i cili u tregua i saktë. Një video po bën xhiron e rrjetit në Spanjë, teksa shfaqen momentet përpara përzgjedhjes së gjuajtësve, ku fillimisht kapet Mariano Diaz, i cili refuzon të marrë përsipër gjuajtjen e parë.

“I pari jo. Unë jo i pari”, shprehet Mariano. Më pas kamerat fokusojnë Carvajal, i cili merr guximin të jetë i pari. Vinicius shihet teksa kërkon të marrë përsipër, por duket se injorohet nga shokët e ekipit dhe trajneri. Sergio Ramos kërkon Varane, duke e thirrur, por me sa kuptohet, francezi ka refuzuar të godasë.

Më pas flet Toni Kroos, i cili këshillon si gjuajtës Rodrygon dhe gjermani nuk gaboi në nuhatjen e tij, pasi talenti i sulmit nuk zhgënjeu. Momente mjaft interesante në videon e postuar, teksa nuk mungon edhe këshilla e Marianos për Courtois, i cili i thotë portierit që të lëvizë duart për të shpërqendruar kundërshtarët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit