Refuzoi dy ekipe, hijet e Gattusos pas Piolit dhe Maldinit

10 Tetor 2019
9:21
Eraldo Harlicaj
back button

Milani zgjodhi në krye të stolit Stefano Piolin, pasi Luciano Spalleti nuk dëshiroi të ndërpriste pagesën nga Interi. Në heshtje qëndronte dhe një kandidaturë e dashur për tifozët e Milanit, Genaro Gattuso. Ky i fundit dëshironte vetëm Milanin, por një klub pa Paulo Maldinin. Marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë dhe këtë e ka deklaruar vetë tekniku. 

Ish-trajneri i Milanit po priste me padurim një ndryshim të madh në klubin kuqezi, pasi refuzoi dy oferta të rrezikshme për të. Sampdoria dhe Genoa donin të afronin në krye të stolit Genaro Gattuson, por ky i fundit refuzoi. Ai nuk pranoi që të merrte drejtimin e këtyre klubeve. 

Ironia e fatit qëndron me zgjedhjen e Milanit, pasi Stefano Pioli ishte në balotazh me Di Francesckon për të marrë drejtimin e Sampit dhe ekipi që rrezikon rënien zgjodhi të dytin. Sampdoria më parë u refuzua nga Rino. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit